Çfarë bëjmë?

Nëpërmjet veprimtarisë së saj Agjencia për Administrimin e Tregjeve siguron :

  • monitorimin, organizimin dhe ecurinë e aktivitetit të përditshëm të tregtarëve të pajisur me lejen përkatëse në tregjet publike fikse dhe/ose të lëvizshme të Bashkisë së Tiranës, në përputhje me politikat e zhvillimit të tregjeve të hartuara prej saj, si edhe akteve të Kryetarit të Bashkisë Tiranë apo Këshillit Bashkiak të nxjerra për këtë qëllim;
  • administrimin e të gjitha problematikave të përditshme që lidhen me hapjen, mbylljen dhe mirëfunksionimin e tregjeve publike fikse dhe /ose të lëvizshme të Bashkisë së Tiranës;
  • administrimin e të gjitha problematikave të përditshme që lidhen me mirëmbajtjen e zakonshme të infrastuktures fizike të tregjeve publike fikse apo te lëvizshem, si edhe kryerjen e shërbimit të pastrimit të përditshem në hapësirën ku zhvillohen tregjet publike fikse dhe të lëvizshme;
  • planifikimin dhe ndjekjen e zbatimit të investimeve të nevojshme për përmirësimin e infrastruktures së tregjeve publike fikse apo te lëvizshme në Bashkinë e Tiranës.