Tregu i Shpendëve Baldushk

Baldushku është një fshat i ndodhur 15 km në jug-perendim të qytetit të Tiranes. Një territor i veshur me pyje, shkurre, lis e frashër, i njohur gjithashtu për mbarështimin e gjelave të detit, traditë e zonës. Zona e Baldushkut merr një vëmëndje të vecantë në prag të festave të fundvitit, ku janë pikërisht konsumatorët të cilët interesohen për blerjen e gjelave, një simbol tradicional i tavolinave shqiptare.

Është pikërisht viti i katërt që në këtë fshat promovohet rritja dhe tregtimi i gjelave, si një vlerë kulturore e kësaj zone. Këtë vit organizimi dhe administrimi i këtij tregu u realizua nga Agjencia për Administrimin e Tregjeve (AAT) për te sjellë një risi, pasi nuk u tregtuan vetëm gjelat e detit por edhe produkte të tjera tipike që kjo zone prodhon.

Duke përmbledhur të gjithë këto elementë së bashku, u mundësua krijimi i tregut sipas ideve të përshtatura me kushtet e tregut të Baldushkut. Data 22 Dhjetor 2018 shënoi inagurimin e Tregut të Shpendëve Baldushk këtë vit të administruar nga AAT-ja. Në këtë përurim të bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i AAT-së Z.Sokol Hysa mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Erion Veliaj si dhe funksionarë të tjerë nga Bashkia Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.