Misioni

Agjencia e Tregjeve:

  • Mbështet dhe lehtëson proçedurat e tregtarëve të shitjes me pakice në tregjet urbane/rurale dhe tregjet me karakter te veçantë.
  • Përgjegjëse për pëmbledhjen e nevojave të komunitetit dhe të tregtarëve duke mbledhur të dhënat, hartimin e data-base të tregtarëve, menaxhimin e sistemit të detajuar të informacionit për produktet e tregtuara, origjinën e tyre, cilesinë dhe ecurinë e çmimit, gjithashtu për propozimin pranë Sektorit të Politikave të Zhvillimit të Tregjeve hapjen e tregjeve të reja apo mbylljen e tregjeve të cilat nuk janë rentabël.
  • Përgjegjëse për ngritjen e kapaciteteve dhe aftësive të tregtarëve nëpërmjet trajnimeve të nevojshme mbi teknikat e shitjes dhe mundësitë e ndryshme të financimit për këtë kategori biznesi, duke krijuar në këtë mënyrë një skemë qarkulluese në zinxhirin e tregëtisë dhe përmbushjen e të gjitha detyrimeve ligjore për një shërbim sa më pranë qytetarit.