Nëpërmjet veprimtarisë së saj Agjencia për Administrimin e Tregjeve do të sigurojë :
- Monitorimin, organizimin dhe ecurinë e aktivitetit të përditshem të tregtarëve te pajisur me lejen përkatëse në tregjet publike fikse dhe/ose të lëvizshme të Bashkisë së Tiranës, në përputhje me politikat e zhvillimit të tregjeve të hartuara prej saj, si edhe të Kryetarit të Bashkisë Tiranë apo Këshillit Bashkiak të nxjerra për këtë qëllim;
- Administrimin e të gjitha problematikave të përditshme që lidhen me hapjen, mbylljen dhe mirëfunksionimin e tregjeve publike fikse dhe /ose të lëvizshme të Bashkisë se Tiranës;
- Administrimin e të gjitha problematikave të përditshme që lidhen me mirëmbajtjen e zakonshme të infrastukturës fizike të tregjeve publike fikse apo të lëvizshëm, si edhe kryerjen e shërbimit të pastrimit të përditshëm në hapësiren ku zhvillohen tregjet publike fikse dhe të lëvizshme;
- Planifikimin dhe ndjekjen e zbatimit të investimeve të nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës së tregjeve publike fikse apo të lëvizshme në Bashkinë e Tiranës