Shpërndarja e fletëpalosjeve

Gjatë javës së kaluar, nga dita e hënë më datë 07/01/2019 deri ditën e premte më datë 18/01/2017 është realizuar shpërndarja e fletëpalosjeve nga stafi i Agjencisë për Administrimin e Tregjeve (AAT) me qëllim sensibilizimin e tregtarëve mbi tregjet që administrohen nga agjencia jonë.
Këto tregje ofrojnë kushte si :
– siguri maksimale
– ambjente e tezga higjenike
– ushqime të sigurta dhe të kontrolluara
– orare të përshtatshme për funksionimin e tregjeve
– produkte të shëndetshme në një ambjent të pastër.
– politika financiare lehtësuese (taksa te ulëta).Shpërndarja e këtyre fletëpalosjeve jep një informacion të përgjithshëm të numrit të tregjeve, vendndodhjes së tyre si dhe atë çfarë ato ofrojnë.
Kjo shpërndarje do të bëhet dhe në vazhdimësi nga stafi i AAT-së. Për informacion më të detajuar, në fund të fletëpalosjes (mund ta shikoni këtu) ndodhet një numër kontakti për çdo paqartësi.