Zona e Baldushkut merr një vëmëndje të vecantë në prag të festave të fundvitit, për të pestin vit radhazi është kthyer sërisht në epiqendrën e produkteve bio të zonës së Tiranës, e veçanërisht të gjelit të detit.
Edhe këtë vit Agjencia për Administrimin e Tregjeve (AAT), bëri të mundur administrimin dhe realizimin, në kohë rekord për sistemimin dhe krijimin e të gjithë infrastruktures për realizimin e këtij Tregu. Gjatë inagurimit të bërë nga Drejtori i Përgjithshëm i AAT-së Z.Berton Hoxha mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Erion Veliaj si dhe funksionarë të tjerë nga Bashkia Tiranë.
Qytetarët e Tiranës janë të mirëpritur të orientohen tek Tregu i Baldushkut, për të përdorur produktet vendase, të Ndroqit, Pezës, Vaqarrit, Farkës, Bërzhitës, Krrabës dhe Petrelës.