Kush jemi ne?

Agjencia për Administrimin e Tregjeve është institucion në varësi të Bashkisë Tiranë, fokusi kryesor i të cilës është administrimi i tregjeve publike në territorin e kësaj bashkie. Vëmendja e Agjencisë për Administrimin e Tregjeve, përqëndrohet në monitorimin, organizimin dhe ecurinë e aktivitetit të përditshëm tregtar. Gjithashtu, kujdes tregohet në përmirësimin e infrastrukturës së tregjeve dhe shërbimit, si dhe përdorimin me efikasitet të hapësirave publike.

Agjencia për Administrimin e Tregjeve ka në menaxhim të saj 7 tregje publike fikse dhe tregun e lëvizshëm si më poshtë vijojnë:

  • Tregu i Përzier, “Llazi Miho”, Kombinat
  • Tregu i Rrobave të Përdorura, Selitë
  • Tregu “1 Maji”
  • Tregu “Petro Nini”
  • Tregu i Rrobave të Përdorura, Shkozë
  • Tregu “Pandi Dardha”, Laprakë
  • Tregu “4 Dëshmorët”

Tregu i Lëvizshëm ka filluar aktivitetin e tij, bazuar në urdhërin nr. 53, datë 26.10.2020. Duke qenë se ky treg ka për qëllim të jetë më pranë komunitetit dhe qytetarëve, gjatë këtyre viteve ka vazhduar normalisht puna e tij në njësitë e ndryshme të Tiranës. Prej një viti, ky treg është shtuar edhe me një pikë tjetër, duke funksionuar në dy njësi të ndryshme të Tiranës njëkohësisht.

Një tjetër treg i administruar nga AAT është edhe ai i Tregut të Shpendëve në Baldushk, gjatë festave të fundvitit.

Puna e agjencisë konsiston në mbarëvajtjen e këtij tregu, duke u nisur që nga sigurimi i bazës materiale, inspektimi dhe montimi i tij, bashkëpunimi i ngushtë me kolegët e Njësisë Administrative, Baldushk për pjesëmarrjen e sa më shumë fermerëve të kësaj zone në shitjen e produkteve të tyre në këtë treg si: pulat e gjelat e detit, produktet e stinës dhe ato artizanale.