Projektet tona

Projekti i “Tregut të Lëvizshëm”– Një projekt mjaft i suksesshëm, i cili kryhet prej katër vitesh. Zhvillohet në zona të ndryshme të kryeqytetit të cilat nuk kanë një treg publik, duke i shërbyer qytetarëve të Tiranës.

Projekti i “Tregut të Shpendëve Baldushk”– Një nismë e Bashkisë Tiranë, e cila është shndërruar tashmë në një traditë dhe zhvillohet gjatë sezonit të festave të fundvitit. Fokus kryesor është krijimi i kushteve të përshtatshme për tregtimin e të gjithë shpendëve në përgjithësi, si dhe të gjelave të detit në veçanti, që janë karakteristikë e kësaj zone.

Projekti “Eja në bah’çe” – Është një projekt që ka për qëllim mbështetjen e fermerëve në zonat rurale, si dhe nxitjen e interesit për produktet e këtyre zonave. Zhvillimi i këtij projekti është i rëndësishëm për rritjen ekonomike të këtyre zonave, duke nxitur një frymë të re sipërmarrjeje. Gjithashtu do të përfshijë planifikimin e duhur për organizimin, funksionimin si dhe bashkëpunimin ndërmjet njësive me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane në mënyrë që do t’ju japë mundësinë e ushtrimit të aktivitetit për prezantimin, tregtimin e produkteve të zonave me prioritet në sektorin e bujqësisë.