Tregu i Lëvizshëm, një risi në lagjet e kryeqytetit!

Krahas rehabilitimit të tregjeve të lagjeve, Bashkia e Tiranës ka mbajtur një tjetër premtim, atë për krijimin e tregjeve të lëvizshme në qytet. Agjencia për Administrimin e Tregjeve në Bashkinë e Tiranës ka nisur implementimin e projektit më të ri, Tregu i Lëvizshëm.

Kështu Tiranës i shtohet së fundmi tregu ditor që ka për qëllim të lëviz në çdo ditë në lagje të ndryshme, një eksperiencë kjo e njohur në vendet e tjera. Gjithashtu kjo nismë synon të promovojë produktet lokale të fermerëve në zona të ndryshme të qytetit me qëllim për të qenë më pranë komunitetit dhe për të sjellë produkte të freskëta organike pranë tryezave të tyre të qytetarëve