Tetori Rozë

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit, Agjencia për Administrimin e Tregjeve ishte pjesë e aktivitetit “Fjongoja Rozë” të zhvilluar nga Bashkia e Tiranës, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për kontrollin e hershëm të gjirit tek vajzat dhe gratë. Fjongoja Rozë na kujton së bashku se beteja me këtë sëmundje mund të fitohet.