Takim në Baldushk

Baldushku shquhet për prodhimin e ullirit, fruta – perimeve si dhe gjelin e detit, i cili është një traditë e vjetër e kësaj zone.

Mëngjesin e sotëm bashkë me Besnikun, Administratorin e Njësisë Administrative Baldushk, dhe fermerë të zonës diskutuam mbi rritjen e ekonomisë lokale, plotësimin e kërkesave të banorëve të Tiranës me produkte të freskëta, si dhe ndërtimin e një tregu për tregtimin e produkteve të kësaj zone.