Festa e Ullirit

Bashkia Tiranë në bashkëpunim me shoqatën “Njerëz dhe ide” dhe AAT kanë organizuar Festën e Ullirit në Njësinë Administrative Petrelë, Sheshi Mamica, në kuadër të projektit “Festa Lokale”. Pas Festës së Domates në Shëngjergj, ka qenë radha e banorëve të Petrelës dhe zonave përreth, të shijonin prodhimet vendase dhe të kalonin një ditë me aktivitete të shumta.